Janar 11, 2021 14:24 Europe/Tirane
  • Irani vlerëson vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut për urdhërarrestin ndaj Trump

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit ka vlerësuar lartë vendimin e Faik Zejdan, kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut dhe të gjykatësve irakian për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Donadl Trump për shkak se ai kishte urdhëruar vrasjen e komandantëve të Rezistencës në aeroportin e Bagdadit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ajetullah Sejed Ibrahimi, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit, sot në mëngjes në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka vlerësuar lartë përpjekjet e Faik Zejdan, kryetarit të sistemit gjyqësor të Irakut dhe gjykatësve irakianë për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Donald Trump për shkak të urdhrit që ka lëshuar ai për vrasjen e komandantëve të Rezistencës në aeroportin e Bagdadit.

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit deklaroi: “Trump është urdhëruesi dhe autori kryesor i atentatit terrorist ndaj komandantëve të Rezistencës, mirëpo krimet e tij nuk kufizohen vetëm me atentatin terrorist ndaj gjeneral Haxh Kasem dhe Abu Mahdi, sepse duart e tij janë të lyer me gjakun e shumë njerëzve të pafajshëm në rajon dhe në vendet e tjera. Shpresojmë se urdhërarresti i lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Irakut do të zbatohet dhe me begatinë e gjakut të pastër të dëshmorëve, së shpejti do të vërejmë dëbimin e forcave amerikane nga rajoni”.

Tags