Janar 13, 2021 08:48 Europe/Tirane
  • Misioni i Iranit në KB: Pretendimet qesharake të Pompeos për Iranin nuk janë asgjë e re

Zëdhënësi i misionit iranian në Kombet e Bashkuara, në përgjigje të deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit në lidhje gjoja mbi lidhjet e Teheranit me grupin terrorist al-Kaida, tha: "Pretendimet qesharake dhe boshe të Pompeos për Iranin nuk janë asgjë e re."

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Alireza Miryusefi, zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara, i tha Newsweek: "Këto pretendime false dhe qesharake nuk janë asgjë e re dhe vetëm përforcojnë faktin se administrata Trump ka dështuar në politikën e saj të Iranofobisë.  Sekretari amerikan i Shtetit të hënën pretendoi se Irani kishte lidhje me al-Kaidën dhe madje shkoi deri atje sa të pretendonte se Irani ishte i përfshirë në sulmet e 11 shtatorit.  Zëdhënësi i delegacionit të Iranit në Kombet e Bashkuara tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ishin përgjegjës për kushtet që lejuan grupe të tilla terroriste të zhvilloheshin në rajon.  "Është një fakt i njohur se Irani është armiku i grupeve ekstremiste terroriste si al-Kaida dhe se mbështetësit e këtij grupi janë aleatët më të afërt të Amerikës në Azinë Perëndimore," tha Miryusefi.  "Është e panevojshme por duhet të thuhet se zyrtarët amerikanë kanë pranuar vazhdimisht rolin e tyre në krijimin e grupeve ekstremiste në rajon, duke përfshirë al-Kaidën" tha diplomati iranian në një intervistë.  Grupi terrorist al-Kaida u formua nga Osama bin Laden, një shtetas saudit, në vitet 1980. Grupi terrorist u formua me mbështetjen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA për t'u përballur me ish-Bashkimin Sovjetik. 

Tags