Janar 22, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei: Hakmarrja për vrasjen e Gjeneralit Soleimani është e sigurt

Uebfaqja zyrtare e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka postuar një foto-montazh të ish-Presidentit amerikan Donald Trump duke luajtur golf nën hijen e një droni, duke u zotuar të hakmerret për vrasjen e gjeneral-lejtnantit të Iranit, Kasem Soleimani.

Imazhi, i cili u postua në faqen e internetit të Khamenei.ir të Premten, mbante tekstin e komenteve nga Ajatollah Khamenei në Dhjetor me rastin e përvjetorit të parë të martirizimit të Gjeneral Soleimanit, në të cilin ai tha "Hakmarrja është e sigurt". "Vrasësit e Soleimanit dhe ai që urdhëroi vrasjen duhet të ndëshkohen," lexohej në tekst. “Siç tha një person i nderuar, këpuca e Soleimanit vlen më shumë se koka e atentatorit dhe madje edhe prerja e kokës së atentatorit nuk do të kompensojë këpucën e Soleimani; por ata bënë gjënë e gabuar. Ata duhet të dënohen. Ai që urdhëroi vrasjen dhe vrasësit duhet ta dinë se ata duhet të dënohen në çdo kohë të mundshme. Hakmarrja është e pashmangshme ”.

 

Tags