May 09, 2021 20:06 Europe/Tirane

Në një artikull të botuar të Shtunën në mbrëmje, Yahoo! News dha më shumë detaje rreth vrasjes kriminale nga Shtetet e Bashkuara të Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani, komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Në këtë artikull, dimensionet e reja të kësaj vepre kriminale përshkruhen në detaje, siç është përfshirja e Delta Force në këtë operacion terrorist. Një pikë tjetër është përfshirja e ngushtë e shërbimeve të inteligjencës izraelite në këtë akt terrorist. Artikulli thekson se ky operacion do të ndikojë në pozitën strategjike të administratës aktuale të SHBA të udhëhequr nga Joe Biden në rajon në vitet e ardhshme. Artikulli i Yahoo! News bazohet në intervista me 15 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë të cilët zbuluan detaje të reja në lidhje me vrasjen e Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe vlerësimet afatgjata të administratës Trump për vrasjen e tij dhe ato të zyrtarëve të tjerë të lartë iranianë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në një akt kriminal, Presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump urdhëroi vrasjen e Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe shoqëruesit e tij. Ata u martirizuan më 3 Janar 2020 pranë aeroportit të Bagdadit, kryeqyteti i Irakut. Një pikë e rëndësishme në artikull është se aty thuhet se komploti për të vrarë Gjeneral Soleimanin daton që në ditët e para të administratës Trump. Pasi Mike Pompeo mori detyrën e drejtorit të CIA-s në vitin 2017, ai thirri një takim me një grup udhëheqësish të CIA-s, duke përfshirë Qendrën e Misioneve Kundër Terrorizmit të CIA-s dhe Qendrën për Aktivitete të Posaçme Militante, për të diskutuar vrasjen e Gjeneral Soleimanit. Në të njëjtin vit, Pompeo në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ngriti çështjen e vrasjes së ushtarakt më të lartë të Iranit si pjesë e një strategjie të mundshme. Në vazhdim të artikullit thuhet: Debati mbi vrasjen e Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani filloi në Shtëpinë e Bardhë në verën e vitit 2018, pothuajse në të njëjtën kohë kur qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore dhe po vendoste sërish sanksione mbi Iranin si pjesë e " strategjisë së presionit maksimal ”. Ky informacion i ri tregon se administrata Trump ka menduar për këtë krim shumë kohë para vrasjes së Gjeneral Soleimanit. E rëndësishmja është se preteksti amerikan për këtë akt kriminal ishte pretendimi se Gjeneral Soleimani kishte hyrë në Irak me qëllim planifikimin e sulmeve kundër amerikanëve dhe bazave të tyre dhe se sulmi ajror amerikan ishte një masë parandaluese. Sidoqoftë, zyrtarë të lartë irakianë i kanë mohuar këto akuza. Më 5 janar 2020, ish-Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Adel Abdul-Mahdi, njoftoi në një seancë parlamentare se Gjeneral Soleimani kishte mbërritur në Bagdad për të përcjellë mesazhin e Iranit për Arabinë Saudite, duke ekspozuar kështu pavërtetësinë e pretendimit të Uashingtonit. Në fakt, administrata e Trump synonte të vriste Gjeneral Soleimanin që nga viti 2018 dhe po kërkonte një mundësi për ta bërë këtë. Sidoqoftë, sipas artikulli të Yahoo! News, zyrtarë të lartë të Pentagonit dhe të CIA-s ishin thellësisht të shqetësuar për pasojat e vrasjes së Soleimanit. Në praktikë, Irani ka treguar se ka forcën dhe guximin për t'iu kundërvënë akteve kriminale të SHBA duke nisur një sulm raketash në shkallë të gjerë në bazën amerikane Ain al-Asad si një nga hapat e parë në kontekstin e "hakmarrjes së fortë".

 

Tags