May 31, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Deklarata e Komandantit të Përgjithshëm të IRGC-së; Një analizë shumëplanëshe e qëllimeve të SH.B.A.-së në rajon;

Gjeneral Majori Husein Salami, komandant i përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, tha se qëllimi kryesor i pranisë ushtarake amerikane në rajon ishte krijimi i pasigurisë dhe ruajtja e tensioneve të vazhdueshme në rajon.

Komandanti i përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë tha se ardhja e dikujt si Presidenti aktual i SHBA Joe Biden nuk do të ndryshonte sjelljen e Shtëpisë së Bardhë dhe shtoi: Metodat amerikane mund të ndryshojnë, por jo qëllimet amerikane. Pikat e deklaratës së Komandantit të Përgjithshëm të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike janë një analizë e qartë dhe e shumanshme e strategjisë së SHBA në Azinë Perëndimore. Këto pika, në fakt janë një pjesë konstante dhe strategjike e politikës së jashtme të SHBA në mënyrë që të ruhen interesat dhe synimet hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara në Azinë Perëndimore. Në këtë drejtim, Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, zgjerimin e pasigurisë në vendet islamike e konsideroi si një nga qëllimet kryesore të SHBA  për të dobësuar këto vende dhe tha; Strategjia e SH.B.A.-së në këtë politikë është shkatërrimi i strukturës së tyre të fuqisë dhe dominimi i burimeve të energjisë dhe ekonomisë së botës islamike. Prandaj, amerikanët do të ndjekin të njëjtën strategji në epokën e Biden dhe atyre nuk u besohet aspak sepse ata vazhdojnë të mbështesin Izraelin dhe Arabinë Saudite. Pyetja e rëndësishme këtu është se cilat janë interesat strategjikë të Amerikës në Azinë Perëndimore? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, duhet të theksohen disa pika: Së pari, rëndësia e Azisë Perëndimore për Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk është zvogëluar, por gjithashtu është rritur për shkak të ndryshimit të bilancit ushtarak dhe ndikimit të rrymës së rezistencës në ekuacionet e fuqisë. Në këtë ekuacion, dominimi i burimeve të energjisë dhe krijimi i pasigurisë dhe tensionit në Azinë Perëndimore vazhdojnë të jenë një levë presioni e SHBA në konkurrencën rajonale. Hussein Hajiloo, një ekspert në diplomacinë ekonomike, thotë: "Pas shkatërrimit të ISIS, vendet e Boshtit të Rezistencës kanë arritur një stabilitet relativ në fushën e sigurisë ushtarake, por Shtetet e Bashkuara qëllimet e tyre kundër vendeve të Boshtit të Rezistencës po i ndjekin përmes presionit ekonomik." Aspekti i dytë i interesave strategjikë të Amerikës në Azinë Perëndimore është ruajtja e regjimit të paligjshëm të Izraelit.  Mbështetja e Izraelit, e cila është baza e terrorizmit dhe pasigurisë në rajon, është në fakt një nga shtyllat e interesave të paligjshme të Amerikës. Aspekti i tretë i rëndësishëm në analizimin e strategjisë rajonale të SH.B.A.-së është e ashtuquajtura politikë frenuese e Iranit, e cila është bërë qëllimi kryesor i politikës së jashtme të SH.B.A.-së në Azinë Perëndimore. Shtetet e Bashkuara u përpoqën të bënin presion maksimal mbi Iranin me anë të sanksioneve, por Uashingtoni nuk arriti të realizojë qëllimet e tij dhe pas kësaj faze, në rendin e ditës ai vendosi ushtrimin e presionit maksimal nëpërmjet sigurisë. Më 3 janar 2020, forcat terroriste amerikane në një sulm me raketa pranë aeroportit të Bagdadit martirizuan gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Iranit dhe një grup të shoqëruesve të tij, të cilët ishin mysafirë zyrtarë të qeverisë irakiane. Pas sulmit terrorist, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Në lidhje me këtë, Komandanti i Përgjithshëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar vazhdimit të pushtimit Amerikan në rajon, tha: "Ata janë ende duke okupuar Irakun dhe janë ende duke grabitur në Siri dhe zjarri i tyre po bie mbi popullin jemenas nga duart e Sauditëve. Ata vetëm nga Afganistani u detyruan të largoheshin." Tani që ndodhen rreth 46 baza ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore, ekuacionet e sigurisë dhe ushtarake në rajon kanë ndryshuar. Analiza e Komandantit të Përgjithshëm të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në këtë drejtim ofron një pasqyrë të qartë të situatës në rajon. Gjeneralmajor Salami tha; Amerikanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ikin nga rajoni, por nëse nuk largohen, ata do të dëbohen dhe deri diku duket se ata po e kuptojnë këtë.

Tags