Qershor 01, 2021 14:19 Europe/Tirane
  • Ghalibaf tehkson mbrojtjen e multilateralitetit dhe kundërshtimin e njëanshmërisë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke thënë se kundërshtimi i njëanshmërisë dhe mbrojtja e multilateralitetit është prej prioriteteve të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: “Irani duke ruajtur balancimin në marrëdhëniet e veta me vendet e ndryshme të botës, në mënyrë të veçantë thekson qëndrimin ndaj fqinjëve, rrethanave kontinentale historike, civilizuese dhe fetare të Azisë që është rajon ku jetojmë të gjithë ne”.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf sot (të martën) në ceremoninë e hapjes së konferencës së dytë të asamblesë parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) që u organizua nga Pakistani në mënyrë virtuale, deklaroi: “Asambleja Parlamentare e vendeve të ECO-s këtë rast e ka vendosur në dispozicionin tonë si përfaqësues të qytetarëve të vendeve anëtare në mënyrë që me anë të mbështetjeve efikase ligjore dhe mbikëqyrëse, të ndihmojnë qeveritë tona për realizimin e objektivave të larta të organizatës ECO. Shekulli i tanishëm i përket Azisë dhe Republika Islamike e Iranit duke ruajtur balancimin në marrëdhëniet e saj të jashtme me rajonet dhe vendet e ndryshme të botës, në mënyrë të veçantë thekson qëndrimin ndaj fqinjëve, rrethanave kontinentale historike, civilizuese dhe fetare të Azisë që është rajon ku jetojmë të gjithë ne”.

Ghalibaf gjithashtu duke vë në dukje çështjen e Palestinës, deklaroi: “Gjatë ditëve të fundit, bota ka qenë dëshmitare e përsëritjes së krimeve të gjera të regjimit fals sionist kundër popullit të Palestinës dhe sidomos dëshmitare e vrasjes së grave dhe fëmijëve. Për fat të mirë, në rezistencën 12 ditore të fundit të popullit të Palestinës, popujt dhe vendet myslimane kanë deklaruar solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj popullit palestinez. Kjo qëndresë përball veprimeve kriminale të sionistëve në përpjekje për ta pushtuar tërësisht Xhaminë Al-Aksa, kiblen e parë të myslimanëve, ka përfunduar me disfatën e Tel Avivit dhe me kërkesën e armëpushimit nga ana e sionistëve”.

Tags