Qershor 07, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • Admiral Tangsiri: Forcat e Marinës së IRGC janë duke monitoruar të gjitha lëvizjet e armikut

Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha të hënën se forcat e Marinës së IRGC monitorojnë të gjitha lëvizjet e armikut dhe janë plotësisht të përgatitura për të mbrojtur interesat e Republikës Islamike në Gjirin Persik dhe në detet e largëta.

Admiral Ali Tangsiri i bëri deklaratat gjatë vizitës së tij në bazat e Marinës së IRGC në ishujt jugorë iranianë Tunbi i Madh dhe Abu Musa. Admiral Tangsiri vizitoi sektorët e komandimit, kontrollit dhe operimit të Marinës së IRGC dhe pasi shqyrtoi gjendjen më të fundit të gatishmërisë dhe aftësisë luftarake, parashtroi taktikat e fundit efektive operacionale. Komandanti i IRGC-së, në deklaratat e tij, theksoi rëndësinë e ruajtjes së gatishmërisë, rritjen e aftësisë luftarake, vigjilencën si dhe dominimin në fushën e inteligjencës në zonat e misionit. "Forcat e Marinës së IRGC janë duke monitoruar të gjitha lëvizjet e armikut dhe janë plotësisht të përgatitura për të mbrojtur interesat e Republikës Islamike në Gjirin Persik dhe në detet e largëta," tha ai.

 

Tags