Qershor 18, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Dita e zgjedhjeve është dita e kombit iranian

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ditën e zgjedhjeve e quajti ditën e kombit iranian dhe shtoi:

Sot, drejtuesit kryesorë të fushës dhe skenës janë njerëzit që, duke u paraqitur në kutinë e votimit dhe duke votuar, në të vërtetë përcaktojnë detyrën e përgjithshme dhe themelore të vendit për vitet e ardhshme.   Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, sotëm (e Premte) në orën 7 të mëngjesit me kohën e Teheranit, u paraqit në qendrën e votimit të huseiniesë Imam Khomeini(ra) dhe hodhi votën e tij për zgjedhjet e 13-të presidenciale, zgjedhjet e 6-ta të këshillave islamik të qytetit dhe fshatit, zgjedhjet afatmesme të mandatit të pestë të Asamblesë së Ekspertëve dhe zgjedhjet afatmesme të mandatit të 11-të të Asamblesë Konsultative Islamike. Ajetollah Khamenei në një fjalim të tij  ditën e zgjedhjeve e quajti ditën e kombit iranian dhe tha: Sot, njerëzit janë drejtuesit kryesorë të fushës dhe skenës dhe ata që përcaktojnë fatin dhe detyrën e përgjithshme dhe themelore të vendit për vitet që vijnë, kështu që dita e sotme u përket njerëzve. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik shtoi: Në bazë të realitetit, logjika e njeriut përcakton se i gjithë kombi duhet të marrë pjesë në këtë test kombëtar dhe shkaku i kësaj ftese të përsëritur nga ne që populli të marrë pjesë në zgjedhje është se në radhë të parë vetë populli përfiton nga këto zgjedhje dhe republika islamike në arenën ndërkombëtare fiton pikë të mëdha. Lideri suprem, votën e secilit votues e cilësoi të rëndësishëm dhe theksoi se të gjithë duhet të vijnë, të përzgjedhin dhe të japin votën dhe askush nuk duhet të thotë se pa votën time nuk ndodh ndonjë gjë, sepse duhet ta dinë se secili votues me votën e tij krijon pjesëmarrje milionëshe të kombit iranian në votime. Ajetollah Khamenei, duke iu referuar këshillës së tij të vazhdueshme për të përshpejtuar votimin, tha: Sa më shpejt që ta bëni këtë detyrë me qëllim dhe sevap fetar, aq më mirë është. Zgjedhjet e 13-të presidenciale, zgjedhjet e 6-ta të këshillave islamikë të qytetit dhe fshatit, zgjedhjet afatmesme të mandatit të 5-të të Asamblesë së Ekspertëve dhe zgjedhjet afatmesme të mandatit të 11-të të Islamit Asambleja Konsultative, nisën sot nga ora 7 e mëngjesit në të gjithë Iranin. Gjithashtu, zgjedhjet presidenciale iraniane do të mbahen njëkohësisht në 101 vende dhe 450 qendra jashtë Iranit.

Tags