Qershor 18, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Iranianët me poster të gjeneral Sulejmani në radhët e votimit për zgjedhjet presidenciale

Kanali informativ CNN ka shkruar se qytetarët iraniane duke mbajtur në dorë posterin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantin e martirizuar të forcës Kods të Gardës Revolucionare, kanë shkuar pranë kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Iranit.

Kanali informativ CNN në një raport të tij vuri në dukje deklaratat e sotshme të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, dhe ka shkruar se pjesëmarrja e qytetarëve iraniane pranë kutive të votimit për zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale të Iranit është në nivel të konsiderueshëm që nga orët e para të fillimit të votimit.

Ajetullah Khamenei pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, ditën e zgjedhjeve e quajti ditë të popullit të Iranit dhe deklaroi: “Sot faktorët kryesor në skenë janë qytetarët të cilët me votën e tyre, përcaktojnë fatin e vendit dhe gjithashtu përcaktojnë detyrat e përgjithshme dhe themelore të vendit për vitet e ardhshme. Prandaj, sot është dita e cila i përket qytetarëve”.

Zgjedhjet presidenciale së bashku me zgjedhjet afatmesme të Këshillave Lokal dhe zgjedhjet afatmesme për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit zhvillohen sot (të premten) me 18 qershor. Njëkohësisht me këtë, procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale të Iranit zhvillohet edhe në 101 vende të ndryshme të botës që në përgjithësi përfshinë 450 qendra votimi jashtë vendit.  

Tags