Qershor 19, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik me rastin e pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve në zgjedhjet presidenciale

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka falënderuar popullin iranian për pjesëmarrjen e gjerë në zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ditën e shtunë me anë të një mesazhi me rastin e pjesëmarrje së gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet e 18 qershorit, vlerësoi se fituesi i madh i zgjedhjeve është populli i Iranit ndërsa theksoi se as ankesat për shkak të vështirësive ekonomike dhe as pretendimet e kundërshtarëve të cilët mundoheshin të largonin qytetarët nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe as faktorët e tjerë si kërcënimi i pandemisë së virusit Korona dhe as disa pengesa të tjera që u krijuan në orët e para të votimit nuk arritën të thyejnë vullnetin e popullit iranian. Ajetullah Khamenei duke iu drejtuar të zgjedhurve të popullit në përgjegjësi të lartë të presidentit të shtetit ose si anëtarë të Këshillave, tha: “Çmojeni rastin për t’i shërbyer vendit dhe popullit iranian dhe gjithmonë keni parasysh vullnetin dhe motivet e sinqerta fetare”. Ajetullah Khamenei gjithashtu duke iu drejtuar popullit iranian, tha: “Pjesëmarrja e gjerë dhe epike në zgjedhjet e 18 qershorit, ka shtuar edhe një faqe tjetër të shkëlqyer mbi krenarinë tuaj. Në mesin e faktorëve të caktuar që secili prej tyre në një farë mënyrë mund të kishte ndikuar negativisht mbi pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në zgjedhje, pamjet e bukura të grumbullimit tuaj para qendrave të votimit anë e mbanë vendit, është një shenjë e qartë që tregon vullnetin e vërtetë dhe zemrën me plotë shpresë dhe shikimin vigjilent. Fituesi i madh i zgjedhjeve të djeshme është populli i Iranit i cili edhe një herë tjetër u ngrit në këmbë përball propagandave të mediave mercenare të armiqve dhe kundër pretendimeve djallëzore të dashakeqësve duke treguar në këtë mënyrë pjesëmarrjen e vet në skenën politike të vendit”.

Ajetullah Khamenei shtoi: “E falënderojmë Zotin e urtë dhe të plotfuqishëm për mëshirën dhe suksesin që i ka dhënë popullit të Iranit dhe për mëshirën që ka lëshuar mbi Iranin dhe mbi Republikën Islamike, ndërsa e përgëzojmë dhe e urojmë popullin e Iranit dhe duke i uruar personalitetet e respektuara të cilët me zgjedhjen e qytetarëve kanë marrë përgjegjësitë e larta shtetërore si postin e presidentit të shtetit dhe detyrën e anëtarëve të Këshillave anë e mbanë vendit, u kujtojmë atyre se duhet të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj këtij populli besnik dhe t’u qëndrojnë besnikë plotësisht zotimeve ndaj detyrave të cilat ua cakton atyre ligji”.

Zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe zgjedhjet e këshillave lokal dhe zgjedhjet afatmesme për Parlamentin Islamik dhe zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit janë zhvilluar ditën e premte, më 18 qershor 2021.

Tags