Qershor 21, 2021 20:55 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare shkatërron ekipet terroriste gjatë kohës së zgjedhjeve në Iran

Forcat e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit kanë identifikuar dhe shkatërruar tre ekipe terroriste dhe kundërrevolucionare në provincat veriperëndimore të vendit të Azerbajxhanit Perëndimor dhe Kurdistan 10 ditë para zgjedhjeve presidenciale të së Premtes.

"Gjatë kohës së zgjedhjeve, armiku kishte ndjekur plane të veçanta dhe kërkonte të kryente akte terroriste, por u përball me reagim të prerë nga Forca Tokësore e IRGC," tha të hënën komandanti i forcës tokësore të IRGC gjeneral brigade Muhamed Pakpur. Ai shtoi se dy ekipe terroriste dhe kundërrevolucionare u shpërbënë në qytetet e Oshnavijeh dhe Baneh përkatësisht në provincat Azarbajxhani Perëndimor dhe Kurdistan. Një ekip tjetër terrorist që u infiltrua në vend nga qyteti Sarvabad në provincën Kurdistan u shkatërrua gjithashtu, tha gjeneral Pakpur. Komandanti i lartë i IRGC, theksoi se të gjitha zonat kufitare në të gjithë vendin janë të siguruara plotësisht. Të Premten, miliona iranianë shkuan në qendrat e votimit për të zgjedhur pasuesin e Presidentit Hasan Ruhani, i cili ka shërbyer dy mandate katër-vjeçare.

 

Tags