Qershor 25, 2021 12:22 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik merr dozën e parë të vaksinës Cov Iran Barakat

Ajetullah Khamenei sot në mëngjes (të premten) ka marr dozën e parë të vaksinës Cov Iran Barakat. Kjo vaksinë është produkt i punës së hulumtuesve dhe shkencëtarëve iranianë e cila së fund ka marrë licencën për përdorim nga autoritetet zyrtare dhe në këtë mënyrë Irani bëhet një prej 6 vendeve prodhuese të vaksinës kundër virusit Korona në botë.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Cov Iran Barakat, ka falënderuar të gjithë stafin e projektit të vaksinës Cov Iran Barakat që me shkencën, eksperiencën dhe punën e tyre shkencore dhe hulumtuese kanë krijuar këtë krenari të madhe për Iranin, ndërsa ka thënë: “Falënderoj me sinqeritet ministrin e nderuar të shëndetësisë dhe të gjithë personelin shëndetësore të vendit, falënderoj z. Makhbar dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë punuar me sinqeritet, dashuri, iniciativë dhe aftësi të madhe. Ka disa muaj që mjekët insistojnë të më japin vaksinën, por unë në radhë të parë nuk kisha dëshirë të marrë vaksinë joiraniane, prandaj thash se do të pres derisa të prodhohet vaksina iraniane, për arsye se duhet ta respektomë dhe çmojmë këtë krenari kombëtare dhe derisa ekziston mundësia dhe ekzistojnë kushtet për kurim dhe parandalim brenda vendit, pse të mos i shfrytëzojmë ato? Natyrisht kur është e nevojshme, nuk prish punë përdorimi i vaksinës së huaj përkrah vaksinës iraniane, mirëpo duhet ta respektojmë vaksinën iraniane dhe falënderoj të gjithë shkencëtarët e rinj dhe të zellshëm që kanë punuar me të gjithë aftësinë e tyre në prodhimin e kësaj vaksine dhe gjithashtu qendrat e tjera në vend që janë duke punuar në prodhimin e vaksinave iraniane kundër virusit Korona”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik tha: “Përveç insistimit në përdorimin e vaksinës iraniane, kam theksuar gjithashtu që marrja e vaksinës të bëhet sipas radhës dhe procesit të zakonshëm që sot e falënderoj Zotin që personat e moshë mbi 80 vjeçare dhe bashkëmoshatarët e mi shumica kanë marrë vaksinën”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu theksoi nevojën për regjistrimin e dokumenteve shkencore dhe publikimin e artikujve përkatëse me studimin e vaksinës dhe shtoi: “Përkrah prodhimit të fuqishëm, të shpejtë dhe me kohë të vaksinës, duhet t’i publikoni edhe artikujt shkencor të këtij procesi për ta informuar botën për këtë punë të madhe”.  

Ndërkohë Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, me këtë rast vuri në dukje skandalizimin e amerikanëve në pretendimet e tyre se nuk kanë përfshirë në sanksione shitblerjen e pajisjeve dhe medikamenteve për Iranin dhe deklaroi: “Pasi ne lëshuam licencën e përdorimit të vaksinës iraniane “Cov Iran Barakat” kundër virusit Korona, presidenti amerikane deklaroi se ekziston mundësia e transferimit të vaksinave në Iran, gjë që tregon se deklaratat e tyre të mëparshme kanë qenë vetëm gënjeshtra asgjë më tepër”.

Tags