Korrik 02, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Baghaei Hamaneh: Vrasja e Gjeneral Sulejmanit ishte një krim ndërkombëtar

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Zyrën e KB në Gjenevë tha: Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandanti martir i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, ishte një krim ndërkombëtar që gjithashtu kërcënonte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas agjencisë IRNA, "Ismail Baghaei Hamaneh" mbajti një fjalim në seancën e 47-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe tha: Vrasja e Gjeneral Sulejmani, një mbrojtës i vërtetë i të drejtave të njeriut dhe kundërshtar i pushtimit dhe terrorizmit të ISIS; Ishte barbare, arbitrare, e padrejtë dhe e paligjshme. Ai shtoi: Neglizhenca e qeverisë amerikane dhe përgjegjësia personale e këtij krimi nga ata që janë përfshirë në këtë atentat, përfshirë edhe atë që urdhëroi këtë operacion kriminal, është e qartë. Përfaqësuesi iranian gjithashtu fjalën "vrasje arbitrare" në dokumentin e Raportuesit Special të KB mbi vrasjen "e paligjshme dhe brutale" të komandantit të Forcës Kods të Gardave Revolucionare e konsideron term të lehtë dhe deklaroi se përdorimi i këtij termi nuk duhet të nënvlerësojë ashpërsinë dhe karakterin terrorist shtetëror të këtij akti. "Hamaneh" sqaroi: Mekanizmat dhe institucionet e të drejtave të njeriut pritet të jenë të vetëdijshëm për këtë krim të rëndë dhe pasojat e tij afatgjata në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin dhe të kuptojnë se ky është shembull i dukshëm i paligjshmërisë dhe shkeljes së të drejtës themelore të jetesës. Më 3 janar 2020, forcat terroriste amerikane martirizuan në mënyrë frikacake Gjeneralin Kasem Sulejmani, Komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mahdi Al-Mohandes, Zëvendës Komandant i Organizatës Al-Hashdal Shabi, së bashku me disa luftëtarë të rezistencës, pranë Aeroporti i Bagdadit.

Tags