Korrik 23, 2021 12:55 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit merr dozën e dytë të vaksinës iraniane kundër Koronas

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot paradite (të premten) ka marrë dozën e dytë të vaksinës iraniane Cov Iran Barakat kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot (të premten) paradite, mori dozën e dytë të vaksinës Cov Iran Barakat kundër virusit Korona.

Ajetullah Khamenei të premten më 25 qershor 2021, ka marr dozën e parë të vaksinës Cov Iran Barakat kundër virusit Korona. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sipas programit për vaksinimin e personave të moshuar, në prill të vitit 2021 duhej ta merrte dozën e parë të vaksinës, mirëpo ai ka shtyrë radhën e tij për shkak se theksonte në marrjen e vaksinës iraniane dhe në këtë mënyrë priti derisa vaksina iraniane arriti rezultatin e duhur.

Periudha kohore mes marrjes së dosës së parë dhe të dytë të vaksinës iraniane Cov Iran Barakat duhet të jetë nga 21 deri në 28 ditë që sot janë bërë gati 28 ditë nga dita kur Ajetullah Khamenei ka marrë dozën e parë të vaksinës Cov Iran barakat.

Vaksina Cov Iran Barakat është prodhuar nga specialistët dhe shkencëtarët iranianë dhe ka marrë licencën e përdorimit në bazë të rezultateve që ka treguar gjatë testimeve njerëzore. Irani është një nga gjashtë vendet prodhuese të vaksinës kundër Korona në botë.

Tags