Korrik 23, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Autoritetet duhet të ndjekin me seriozitet zgjidhjen e problemeve në Khozestan

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Irani ka obliguar autoritetet e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore që me seriozitet të ndjekin zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të banorëve të provincës Khuzestan në jugperëndim të Iranit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të premten (sot) para dite pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës Cov Iran Barakat kundër virusit Korona, gjatë një fjalimi, vuri në dukje situatën dhe problemet e banorëve të provincës Khuzestan dhe tha: “Në ditë e fundit një prej shqetësimeve më të vërtetë të dhimbshme ka qenë çështja e mungesës së ujit në provincën Khuzestan dhe problemet e banorëve të këtij rajoni”.

Ajetullah Khamenei duke kritikuar autoritetet përgjegjëse për neglizhencën që kanë treguar ndaj rekomandimeve të tij të mëparshme në lidhje me ujin e Khuzestanit dhe gjendjen e kanalizimit në qytetin Ahvaz, qendër e kësaj province, shtoi: “Nëse do të tregohej vëmendje e duhur ndaj atyre rekomandimeve, me siguri se nuk do të krijohej situata aktuale dhe banorët besnik të Khuzestanit me gjithë këto kushte dhe potenciale natyrore dhe fabrika që ndodhen në provincë, të kenë shqetësime dhe probleme në jetën e tyre. Banorët e kësaj province kanë shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimet e veta, por nuk mund të ekzistojë kurrfarë ankese ndaj tyre, për arsye se çështja e ujit edhe në ato kushte atmosferike me klimë shumë të nxehtë të Khuzestanit, nuk është ndonjë çështje e vogël për ta anashkaluar”.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje pjesëmarrjen me besnikëri dhe sakrificë të popullatës së Khuzestanit në vijën e parë të frontit të problemeve gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme të Iranit kundër agresionit të ish-regjimit irakian dhe tha: “Popullata e Khuzestanit nuk duhet të përballen me probleme dhe nëse problemet e qytetarëve do të shqyrtoheshin në kohën e duhur, atëherë nuk do të krijohej kjo situatë”.

Ajetullah Khamenei njëkohësisht u bëri thirrje banorëve të Khuzestanit që të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm përball komploteve të armikut dhe tha: “Armiku po synon të shfrytëzojë çdo veprim dhe çdo situatë kundër Revolucionit Islamik, kundër vendit të Iranit dhe kundër interesave të popullit iranian, prandaj duhet pasur kujdes që të mos i jepen pretekste armiqve”.

Tags