Korrik 27, 2021 16:53 Europe/Tirane
  • Fundi i grupit terrorist MEK në operacionin “Mersad” (video-foto)

Operacioni me emrin “Mersad” ishte një betejë e cila ka ndodhur më 27 korrik të vitit 1988, nën komandën e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe me mbështetjen e forcave ajrore të ushtrisë me komandën “Ja Sahebe Zaman (a.xh) Edrekni!” për t’u përballur me sulmin dhe operacionin “Forughe Xhavidan” të grupit terrorist MEK.

Organizata Muxhahidine Khalk (grupi terrorist MEK) me 5000 forca luftarake dhe me sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe mjeteve luftarake kishte filluar sulmet e veta kundër Iranit nga fronti perëndimore dhe nëpërmjet qyteteve Mehran dhe Islamabadi Perëndimor.

Qëllimi i operacionit agresor “Forughe Xhavidan” të grupit terrorist MEK ishte pushtimi i Teheranit brenda 33 orëve dhe Mas’ud Raxhavi kishte marrë përsipër komandimin e këtij operacioni. Në anën tjetër, operacioni mbrojtës i Iranit quhej me emrin “Mersad” dhe gjatë këtij operacioni, forcat e grupit terrorist MEK ranë në kurth dhe pësuan disfatë të madhe. Agresioni ushtarak barbar i Irakut kundër Iranit, sipas pohimeve dhe analizave të ekspertëve irakianë, në përgjithësi kishte përfunduar në dëm të forcave irakiane.

Operacioni mbrojtës i Iranit quhej me emrin “Mersad” dhe gjatë këtij operacioni, forcat e grupit terrorist MEK ranë në kurth dhe pësuan disfatë të madhe.
Komanda “Ja Sahebe Zaman (a.xh.) Edrekni!
Operacioni “Mersad” ka filluar më 27 korrik të vitit 1988, në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit, me qëllim të përballjes me sulmet e grupit terrorist MEK që mbështetej nga ish-regjimi Sadam Husejn të Irakut
Agresioni ushtarak barbar i Irakut kundër Iranit, sipas pohimeve dhe analizave të ekspertëve irakianë, në përgjithësi kishte përfunduar në dëm të forcave irakiane.
Mjetet luftarake të djegura të dhuruara nga shtetet perëndimore për grupin terrorist MEK

Në mëngjesin e datës 27 korrik të vitit 1988, filloi operacioni “Mersad” dhe forcat e grupit terrorist MEK që ishin dehur për arsye se gjatë gjithë rrugës nuk ishin përballur me ndonjë rezistencë të veçantë, papritur e panë veten të hedhur në një ferr të vërtetë ku nga toka e ajri hidhej zjarr mbi kokën e tyre. Nuk zgjati shumë derisa rruga Bakhteran-Islamabad u mbush me mjete luftarake të djegura të cilat shtetet perëndimore ua kishin dhuruar organizatës terroriste Muxhahidine Khalk. Ata personat të paktë të cilët kishin arritur të shpëtojnë nga kjo betejë, ishin strehuar nëpër fshatrat rreth e rrotull kurse disa të tjera duke përbirë kokrrën “Cianur”, i patën dhënë fund jetës së tyre.

 

Tags