Korrik 28, 2021 15:04 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Besimi te perëndimi nuk jep rezultat

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me presidentin dhe me anëtarët e kabinetit të qeverisë në ditë e fundit të mandatit të qeverisë së dymbëdhjetë, theksoi: “Kurrë nuk duhet të lidhen programet e politikës së brendshme me politikën e Perëndimit, për arsye se me patjetër se ajo politikë do të dështojë”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot (të mërkurën) në takimin e fundit me presidentin dhe qeverinë e dymbëdhjetë, duke uruar festën e madhe të Ghadirit për të gjithë besimtarët myslimanë dhe sidomos për popullin e Iranit, vlerësoi se rasti për t’i shërbyer popullit është një mirësi hyjnore dhe tha: “Për ta falënderuar Zotin për këtë mirësi, duhet shfrytëzuar të gjitha kapacitetin dhe aftësinë për të çuar përpara qëllimet e Revolucionit Islamik”.

Ajetullah Khamenei në vlerësimin e punës së qeverisë, tha: “Puna e qeverisë së z. Hasan Ruhani nuk ka qenë e njëjtë në sektorë të ndryshëm. Në disa raste ka qenë në përputhje me pritjet, por në disa nuk ka qenë e tillë”.

Ajetullah Khamenei duke theksuar nevojën për të shfrytëzuar eksperiencat e qeverive të 11-të dhe të 12-të në të ardhmen, shtoi: “Një eksperiencë shumë e rëndësishme që është fituar në këto periudha është mosbesimi te Perëndimi që funksionarët e ardhshëm duhet ta shfrytëzojnë këtë eksperiencë. Në këtë qeveri u bë e qartë që besimi te Perëndimi nuk jep rezultat dhe ata nuk ndihmojnë asgjë, por në çdo rast kur të munden, do të japin goditjen e tyre dhe nëse në ndonjë rast nuk japin goditje, kjo është për shkak se nuk munden”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar presidentit dhe anëtarëve të qeverisë, shtoi: “Në çdo fushë që keni kushtëzuar punën me politikën e Perëndimit dhe me negociatat me ata dhe me Amerikën, nuk keni qenë të suksesshëm dhe në çdo rast kur keni punuar dhe keni vazhduar rrugën pa ndonjë besim te Perëndimi dhe keni këputur shpresën nga ata, keni punuar me sukses dhe keni ecur përpara”.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje edhe bisedimet në Vjenë dhe duke u shpreh i kënaqur me mundin dhe përpjekjet e diplomatëve dhe punën e mirë të disa prej tyre gjatë këtyre negociatave, ka thënë: Amerikanët në këto bisedime, kanë qëndruar me kokëforci në qëndrimet e tyre arrogante dhe nuk kanë bërë asnjë hap para. Amerikane vetëm me deklarata dhe premtime po thonë se i heqin sanksionet, mirëpo nuk kanë hequr sanksionet dhe nuk i heqin. Përveç kësaj, ata po caktojnë edhe kushte dhe po thonë se duhet në po këtë marrëveshje të futet edhe një fjali që pastaj të negociohet në lidhje me disa çështje, përndryshe nuk do të kemi marrëveshje. Ata me futjen e kësaj fjali dëshirojnë të krijojnë pretekste për ndërhyrjet e veta në të ardhmen në lidhje me vetë parimin e marrëveshjes bërthamore dhe çështjet e programit raketor dhe politikat rajonale të Iranit. Atëherë nëse Irani nuk do të pranojë të negociojë në lidhje me ato çështje, ata të thonë keni shkelur marrëveshjen dhe më nuk ka marrëveshje. Amerikanët po trajtojnë çështjen tërësisht në mënyrë të padrejtë, madje edhe në mënyrë tradhtare. Amerikanët nuk kanë kurrfarë frike nga shkelja e premtimeve dhe e zotimeve të tyre. Ashtu sikur që një herë kanë shkelur marrëveshjen dhe këtë plotësisht e kanë bërë pa shpenzime, edhe tani kur i thuhet amerikanëve jepni garanci që në të ardhmen nuk do ta shkelni marrëveshjen, ata thonë nuk japim garanci”.

Para fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamik të Iranit, duke falënderuar mbështetjet dhe udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik ndaj qeverisë gjatë periudhës tetë vjeçare, ka paraqitur një raport në lidhje me veprimet dhe aktivitetet e qeverisë gjatë kësaj kohe.

Tags