Korrik 30, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Zarif i dërgon letër sekretarit të përgjithshëm për sabotimet e Amerikës dhe shteteve perëndimore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka shpjeguar sabotimet e amerikanëve dhe perëndimorëve.

Muhamed Xhavad Zarif në gjashtë vjetorin e miratimit të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB, i ka dërguar një letër Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, dhe e ka regjistruar një përmbledhje të veprimeve sabotuese të perëndimorëve në formën e dokumenteve në sekretarinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo letër së bashku me dokumentet e gjashtë viteve të sabotimeve të Perëndimit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të cilat deri më tani me raste të ndryshme janë regjistruar nga ana e ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, me një parathënie të shkruar nga vetë Zarif, është publikuar në gjuhën persiane dhe angleze. Kjo përmbledhje e shkruar nga ana e Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, përfshinë mbi 200 faqe dhe është publikuar nga Qendra për Studime Politike dhe Ndërkombëtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe aktualisht versioni dixhital i këtij dokumentacioni është në dispozicion të publikut. Sipas deklaratës së Qendrës për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, versioni i botuar në tekst të këtyre dokumenteve nga java e ardhshme do të jetë në tregun e librit.

Në bazë të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë hequr të gjitha embargot e armëve ndaj Iranit. Qeveria e Amerikës deri më tani përkundër rezolutave të OKB, nuk ka zbatuar asnjë prej zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Tags