Korrik 31, 2021 17:24 Europe/Tirane
  • Irani letër sekretarit të përgjithshëm të OKB: Qeveria e Amerikës nuk ka zbatuar asnjë prej zotimeve të saj ndaj marrëveshjes bërthamore

Qeveria e Amerikës deri më tani përkundër rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk ka zbatuar asnjë prej zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Muhamed Xhavad Zarif në gjashtë vjetorin e miratimit të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB, i ka dërguar një letër Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, dhe e ka regjistruar një përmbledhje të veprimeve sabotuese të perëndimorëve në formën e dokumenteve zyrtare në sekretarinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja bërthamore e njohur me emrin “Programi Gjithëpërfshirës për Veprim të Përbashkët” u nënshkrua më 14 korrik të vitit 2015, pas 13 viteve negociata intensive. Marrëveshja bërthamore u konfirmua zyrtarisht një javë më vonë me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB. Marrëveshja bërthamore në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB, ka përcaktuar zotime dhe obligime të dy palëve të cilat duhet të zbatohen. Mirëpo Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës, më 8 maj të vitit 2018, në mënyrë zyrtare nënshkroi dekretin për daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje shumëpalëshe. Sjellja e qeverisë së Amerikës edhe nën presidencën e Joe Biden akoma vazhdon të jetë shumë larg nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën e kësaj jave në takimin e fundit me presidentin dhe qeverinë e dymbëdhjetë të Iranit, deklaroi: “Amerikanët në deklarata dhe premtime thonë se do të heqin sanksionet, mirëpo akoma nuk kanë hequr sanksionet dhe nuk i heqin. Përveç kësaj, ata tani vendosin edhe kushte dhe thonë se në po këtë marrëveshje bërthamore duhet vendosur një fjali ose një paragraf që më pas të bisedohet në lidhje me disa çështje të tjera, përndryshe nuk do të kemi marrëveshje”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: “Ata me futjen e kësaj fjali në tekstin e marrëveshjes bërthamore, dëshirojnë të krijojnë pretekste për ndërhyrjet e ardhshme në lidhje me vetë marrëveshjen bërthamore dhe programin raketor dhe politikën rajonale të Iranit”. Amerika gjatë dekadave të kaluara gjithnjë ka treguar se nuk ka qëndrim dhe zotim stabil dhe të pandryshueshëm në zbatimin e traktateve ndërkombëtare. Prandaj, edhe marrëveshja bërthamore nuk ishte përjashtim nga kjo sjellje e Amerikës.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, së fundi dhe në raportin e 11-të të tij, duke shprehur shqetësim në lidhje me procesin e zbatimit të rezolutës 2231 të KS, ka kërkuar nga Uashingtoni që të heqë sanksionet ndaj Iranit dhe të vazhdojë lirimin nga sanksionet për kompanitë e huaja. Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ditën e premte në një mesazh në Twitter, ka kujtuar se qëllimi i bisedimeve të Vjenës është ringjallja e vetë marrëveshjes bërthamore, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Shkelja e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, edhe pas 6 viteve të miratimit të rezolutës 2231 në KS të OKB, sabotimin e zotimeve ndërkombëtare e ka çuar në një nivel tepër shqetësues. Në situatën aktuale, qëndrimet e Amerikës akoma janë shumë larg nga kërkesat e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore për heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura nga Amerika gjatë presidencës së Donald Trump. Në realitet, amerikanët nuk kanë pranuar të heqin plotësisht sanksionet kundër Iranit dhe të as japin garanci për mospërsëritjen e sjelljeve të ngjashme me ato të ish-qeverisë së Trump ndaj marrëveshjes bërthamore. Amerika gjithashtu nuk është në gjendje ta pranojë këtë realitet se problemet ekzistuese janë krijuar si rezultat i sjelljeve të palogjikshme dhe të politikës arrogante dhe të njëanshme destriktive të Uashingtonin. Letra e Iranit dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB në gjashtë vjetorin e miratimit të rezolutës 2231, në realitet kujton edhe njëherë vullnetin e Teheranit për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore përmban zotime shumëpalëshe. Prandaj, me zbatimin e njëanshëm të saj nuk mund të pritet ndonjë rezultat i madh.

Tags