Gusht 01, 2021 16:12 Europe/Tirane
  • Zarif: Historiku i sabotimeve të Amerikës do të botohet në formë libri

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se historiku i sabotimeve dhe shkeljeve të zotimeve nga ana e Amerikës, do të botohet dhe publikohet në formë libri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif pas mbledhjes së fundit të qeverisë, deklaroi: “Fakti se Amerika dhe Evropa janë palë që kanë shkelur zotimet e veta dhe nuk kanë treguar besnikëri ndaj zotimeve të veta, nuk tregon këtë se ne u kemi besuar atyre, por tregon këtë se ekzistojnë disa shtete në botë të cilat pavarësisht pretendimeve që bëjnë, nuk janë të zotuar ndaj ligjeve dhe normave ndërkombëtare. Në letrën që i kam shkruar dy javë më parë dhe i kam dërguar Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, kam vë në dukje historikun e sabotimeve të Amerikës. Ne kemi mposhtur amerikanët në marrëveshjen bërthamore dhe pavarësisht se fuqia ekonomike e Amerikës ka arritur të ushtrojë presion mbi popullin iranian, mirëpo ata brenda dy muajve tre herë kanë pësuar humbje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe populli iranian ka vërtetuar për të gjithë botën se ai shtet që krijon probleme në botë dhe ai shtet që duhet të ndryshojë sjelljet e veta, është Amerika”.

Muhamed Xhavad Zarif duke vë në dukje punën e tij në fushën e diplomacisë dhe shtimin e kredibilitetit të Iranit jashtë vendit, tha: “Janë bërë një varg përpjekjesh jashtë vendit dhe unë mendoj se sot një iranian jashtë vendit njihet si një person racional, i besueshëm dhe një person që i qëndron besnik fjalës së vet, por njëkohësisht me këtë, nuk dorëzohet përball padrejtësisë”.  

 

Tags