Gusht 02, 2021 14:00 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Akuzat e Anglisë dhe Amerikës ndaj Iranit, të pabaza dhe provokuese

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i quajti të pabaza dhe të pavërteta akuzat e ministritë të punëve të jashtme të Britanisë kundër Iranit të cilat në po atë formë janë përsëritur edhe nga sekretari amerikan i shtetit dhe tha se ato përmbajnë çështje kontradiktore dhe si të tilla janë provokuese dhe të dënuara.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, shtoi: “Këto deklarata të koordinuara në vetvete përmbajnë fraza kontradiktore, në atë mënyrë që në fillim pa paraqitur kurrfarë dëshmie dhe dokumentacioni, akuzojnë Republikën Islamike të Iranit dhe pastaj pretendojnë se “ndoshta mund të jetë kështu”. Republika Islamike e Iranit është mbrojtëse e qarkullimit të sigurt dhe të padëmshëm të anijeve në Gjirin Persik dhe në ujërat ndërkombëtare dhe Irani ka vijën kufitare më të gjatë ujore në Gjirin Persik dhe gjithnjë është i gatshëm të bashkëpunojë me vendet e rajonit në fushën e garantimit të sigurisë së transportit detar në Gjirin Persik kurse praninë dhe ndërhyrjen e forcave të huaja në ujërat e Gjirit Persik dhe në vendet rreth Gjirit Persik e konsideron faktor destruktiv për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në vazhdim theksoi: “Është për të ardhur keq se në kohën kur këto shtete në rastin e agresionit dhe sulmeve terroriste ndaj anijeve tregtare të Iranit në Detin e Kuq dhe në Ujërat Ndërkombëtare kanë mbajtur një heshtje mbështetëse, tani në një qëndrim të njëanshëm dhe të hapur politik paraqesin akuza të pabaza ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndërkohë që këto shtete në rast se do të kishin ndonjë dëshmi për të vërtetuar pretendimin e tyre, duhet ta paraqisnin atë. Republika Islamike e Iranit sa i përket mbrojtjes së sigurisë dhe interesave të saj kombëtare nuk do të hamendet as për një çast dhe do t’i kundërpërgjigjet fuqishëm çfarëdo lloj aventure të mundshme”.

Tags