Gusht 03, 2021 11:34 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik fuqizon mandatin presidencial të Ebrahim Raisi

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në dekretin për fuqizimin e mandatit presidencial të presidentit të zgjedhur iranian Sejed Ebrahim Raisi, ka theksuar inkuadrimin e të rinjve, mënjanimin e pengesave në rrugën e prodhimit, forcimin e monedhës kombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve të popullit iranian.

Zyra për informim i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se sot në Husejnijen e Imam Khomejnit (ra) në Teheran u zhvilluar ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit dhe Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, me fuqizimin e votës së popullit, emëroi Sejed Ebrahim Raisi në postin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Ajetullah Khamenei në dekretin e tij për fuqizimin e mandatit presidencial të Sejed Ebrahim Raisi, vlerësoi se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhja e një personaliteti popullor, të devotshëm dhe me eksperiencë të shkëlqyer në administrim, tregon vullnetin e vendosur të popullit iranian për vazhdimin e rrugës së Revolucionit Islamik, rrugës së drejtësisë, zhvillimit dhe lirisë.  Ajetullah Khamenei në këtë dekret vuri në dukje gatishmërinë e vendit për një zhvillim të shpejtë në të gjitha fushat dhe theksoi mënjanimin e pengesave në rrugën e prodhimit, forcimin e monedhës kombëtare, ngritjen e kapaciteteve të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe zhvillimin dinamik deri në pozitën të cilën e meriton Irani.

Në tekstin e këtij dekretit ndër të tjera thuhet: “Sot vendi ynë i shtrenjtë është i etur për shërbim dhe i gatshëm për një lëvizje dinamike për zhvillim në të gjitha fushat dhe ka nevojë për një administrim me aftësi, zell, dituri dhe guxim i cili do të mund të mobilizojë kapacitetet dhe aftësitë e dukshme dhe të fshehura të popullit sidomos të gjeneratave të reja të cilat janë shumë më të mëdha se sa problemet e vendit dhe t’i sjellë ato kapacitet në fushën e veprimit, të mënjanojë pengesat në rrugën e prodhimit, të ndjekë politikën e forcimit të monedhës kombëtare, të forcojë shtresat e mesme dhe të varfra të shoqërisë mbi të cilat po rëndojnë më shumë problemet ekonomike. Irani ka nevojë për një administrim i cili do të krijojë kushtet për vazhdimin e rrugës së progresit material dhe moral të popullit të Iranit dhe të përshpejtojë lëvizjen e vendit drejt pozitës së tij të merituar. Tani duke falënderuar popullin iranian dhe duke vlerësuar zgjedhjen e tij, po e fuqizoj votën qytetare ndaj Huxhetul-Islam z. Sejed Ebrahim Raisi dhe po e emëroj atë në pozitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe e lus Zotin e madhëruar që ta ndihmojë dhe t’i japë sukses atij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe kujtoj se vota e popullit dhe dekreti im për fuqizimin e mandatit të tij është deri në kohën kur ai të vazhdojë të punojë e veprojë në rrugën e drejtë të Islamit dhe të Revolucionit Islamik që me ndihmën e Zotit të madhëruar, shpresojmë që jetë kështu!”

Tags