Gusht 03, 2021 11:52 Europe/Tirane
  • Ebrahim Raisi: Vëmendja ndaj udhëzimeve të Imam Khomejnit (ra) dhe liderit suprem të Revolucionit Islamik, e ka çuar vendin drejt zhvillimit

Presidenti i ri i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se vëmendja ndaj udhëzimeve të Imam Khomejnit (ra) dhe liderit suprem të Revolucionit Islamik, e ka çuar vendin drejt zhvillimit dhe progresit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i ri i Republikës Islamike të Iranit, të martën në ceremoninë e fuqizimit të mandatit të tij në postin e presidenti të Republikës Islamike të Iranit, ka thënë: “Demokracia fetare në këtë vend ka lindur 40 para më shumë se 40 vite me parë me udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) dhe me vullnetin e lartë të popullit iranian. Qeveritë, autoritetet e institucioneve shtetërore dhe populli iranian gjatë këtyre 4y viteve kanë shumë për realizimin e demokracisë fetare në Iran. Në këto 40 viteve, aty ku i është kushtuar vëmendje me seriozitet udhëzimeve të Imam Khomejnit (ra) dhe të liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe janë respektuar me përpikëri politikat shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, ato fusha kanë qenë fusha të progresit, fuqisë dhe ngritjes së mirëqenies. Gjatë kësaj periudhe u prezantua një model i ri i qeverisjes në botë dhe në këtë model të qeverisjes së re, feja qëndron përkrah botës, shkenca përkrah moralit, drejtësia përkrah progresit dhe zhvillimit, dinjiteti përkrah mirëqenies. Në kuadër të programit të qeverisë së re, janë njohur dhe analizuar me saktësi problemet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet vendi dhe për të gjitha ato janë menduar programe strategji për zgjidhjen dhe mënjanimin e tyre. Natyrisht do të bëjmë përpjekje për heqjen e sanksioneve, por problemet e brendshme të vendit nuk do t’i lidhim me politikat e faktorëve të huaj”.

Tags