Gusht 03, 2021 12:54 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Bëhuni simbol i unitetit kombëtar dhe komunikoni me sinqeritet me popullin

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në ceremoninë e fuqizimit të mandatit presidencial të presidentit të ri të Iranit, theksoi: “Bëhuni shembull i unitetit kombëtar, me sinqeritet flisni me qytetarët, luftojeni me seriozitet korrupsionin dhe të korruptuarin”.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei ditën e martë në ceremoninë e fuqizimit të mandatit presidencial të Sejed Ebrahim Raisi, tha se pjesëmarrja e popullit në zgjedhjet presidencial ka qenë me plotë kuptim dhe simbol i demokracisë fetare. Ajetullah Khamenei e vlerësoi ceremoninë e fuqizimit të mandatit presidencial si një veprim të bazuar në Kushtetutën dhe në traditën vendosur nga Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, ndërsa shtoi: “Kjo ceremoni simbolizon një çështje shumë të rëndësishme dhe ajo është transferimi i pushtetit në mënyrë racionale, të qetë dhe të pastër në këshillin ekzekutiv dhe në realitet në administrimin e vendit”.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje organizimin e zgjedhjeve në një atmosferë të shëndoshë dhe plotësisht të sigurt dhe shtoi: “Për një kohë të gjatë para zgjedhjeve, në qarqet politike të armiqve ishte projektuar dhe ndiqej në nivel të gjerë komploti për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale ndërsa edhe brenda disa faktor në bazë të neglizhencës dhe disa të tjerë ndoshta edhe me qëllim të caktuar ndiqnin këtë linjë, mirëpo populli i Iranit u dha përgjigje të prerë atyre dhe duke marrë parasysh rrethanat e veçanta këtë vit, ka pas pjesëmarrje të mirë në zgjedhjet presidenciale. Transferimi i pushtetit në këshillin ekzekutiv është shpresëdhënës sepse prania e personaliteteve të reja me vullnet të ri dhe me iniciativa e novacione të reja, krijon shpresë për të gjithë popullin dhe sidomos për gjeneratat e të rinjve dhe ky optimizëm është shumë i çmuar. Pjesëmarrja e popullit në çështje të ndryshme është çelësi për zgjidhjen e problemeve. Ndjekja e vlerave të Revolucionit Islamik shton motivin dhe vullnetin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në fushën e veprimit dhe kjo pjesëmarrja e pashembullt dhe pazëvendësueshme, është shumë e çmuar dhe rrugëzgjidhje për shumë probleme”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje motot elektorale të z. Raisi për të qenë popullor dhe për të dëgjuar nga afërt brengat e qytetarëve dhe qëndrimin në mesin e popullit dhe tha: “Të qenit popullor është një çështje shumë e rëndësishme dhe presidenti i ri dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre që kjo moto të realizohet në realitet me kuptimin e vërtetë të fjalës ata të jenë në mesin e të gjithë qytetarëve larg pozicionit partiak etj.. Gjithashtu lufta serioze kundër korrupsionit është një aspekt tjetër i të qenit popullor. Z. Raisi në përgjegjësinë e tij të mëparshme, ka filluar luftën kundër korrupsionit dhe ka bërë veprime të mira dhe të vlefshme në këtë drejtim, mirëpo çështja kryesore dhe fushat kryesore të korrupsionit janë në këshillin e ekzekutivit që duhet luftuar me seriozitet kundër tyre. Këtyre ditëve po flitet për problemet, vështirësitë dhe mungesat me të cilat po përballet vendi të cilat janë të shumta, mirëpo potencialet dhe kapacitetet e vendit në fusha të ndryshe të ujit, naftës, minierave, tregut të gjerë të brendshme, vendeve fqinjë aftësive dhe gatishmërive mahnitëse të të rinjve; janë shumë më të mëdha se sa problemet e vendit. Gjithashtu edhe në fushën e informimit dhe aktivitetit medial në vend ekziston një vonesë në veprim dhe punë, mirëpo edhe në këtë fushë duhet të punohet me seriozitet dhe përkushtim vigjilentë për t’u kundërpërgjigjur propagandës negative të armiqve”.

Tags