Janar 11, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • “Washington Post”: Ushtarët amerikanë akoma janë në ankth të raketave iraniane

Gazeta e njeriu amerikane ka shkruar se ushtarët amerikane të cilët kanë arritur të shpëtojnë nga një prej krizave më të mëdha të krijuar nën presidencën e Donald Trump, akoma po vuajnë pasojat e sulmit raketor të Iranit.

Gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka paraqitur rreziqet e dhjetëra ushtarëve amerikanë që kanë pësuar nga sulmet raketore të Iranit kundër bazës ushtarake “Ajnul-Asad” në Irak dhe këtë krizë e ka quajtur një prej krizave më të mëdha të periudhës së presidencës Donald Trump që edhe pas një viti akoma kanë mbetur gjurmë të rënda nga ajo.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, në përballje me krizën më të madhe të sigurisë ndërkombëtare gjatë presidencës së tij, papritur ndryshoi qasjen dhe disa orë pas sulmit raketor të 8 janarit 2020 të Iranit, në një mesazh në Tvitter, pati shkruar: “Çdo gjë është mirë”.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pati deklaruar si pasojë e sulmit raketor të Iranit kundër bazës ushtarake “Ajnul-Asad”, 110 ushtarë amerikanë kanë pësuar goditje në tru.

Në këtë raport thuhet se Irani në sulmin raketor kundër bazave të Amerikës në Irak, ka përdorur raketa balistike që secila prej tyre ka qenë e gjatë mbi 40 fut dhe përmbanin mbi 1600 phound lëndë eksplozive. Këto raketa kanë qenë më të forta se çdo lloj arme që gjatë një gjenerate janë lëshuar në drejtim të forcave amerikane dhe ky sulm raketor akoma është një ankth për forcat ushtarake amerikane që i kanë mbijetuar këtij sulmi.

Oficer Alen Johnson në kujtimet e tij të asaj dite, thotë: “Unë akoma jam i traumatizuar që nga ajo ditë. Akoma në mënyrë të përsëritshëm po shoh në ëndërr atë tmerrin e atyre raketave dhe po dëgjoj zhurmën e tyre.”

Togeri Samuel Levandar, teknicien i forcave ajrore dhe anëtar i skuadrave ajrore për operacione speciale i cili në atë kohë përkohësisht ndodhej në bazën ajrore “Ajnul-Asad”, ka thënë: “Pas vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani edhe punonjësit civil që punonin në kuzhinën e bazës, nga frika e hakmarrjes së Iranit, më nuk dëshironin të ktheheshin në punë”.

Gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis së bashku me shoqëruesit e tyre më 3 janar të vitit 2020 u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Garda Revolucionare e Iranit më 8 janar të vitit 2020 në kuadër të hakmarrjes ndaj martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantin e forcës Kods, nga sulmi ajror i forcave amerikanëve, ka sulmuar me raketa kundër bazave të forcave amerikane në “Ajnul-Asad” dhe në Arbil.

Tags