May 30, 2021 08:20 Europe/Tirane
  • Shtypja e protestave palestineze në Kodsin e okupuar

Forcat sioniste të sigurisë shtypën demonstratat palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kodsit të okupuar.

Sipas agjencisë IRNA, të Shtunën në mbrëmje militantët sionistë qëlluan bomba akustike dhe rrahën demonstruesit palestinezë në zonën Sheikh Jarrah për t'i shpërndarë ata.  Protestuesit palestinezë brohorisnin "Fundi i pushtimit" dhe "Mos u dorëzoni në rezistencën kundër zhvendosjes së detyruar të banorëve të zonës Sheikh Jarrah". Ushtria sioniste gjithashtu goditi me bomba akustike edhe gazetarët që po mbulonin ngjarjen. Forcat pushtuese parandaluan njerëzit të hynin në zonë për të tretën javë me radhë duke vendosur blloqe çimentoje dhe duke ngritur një pikë kontrolli në hyrje të zonës Karam al-Ja'uni. Veprimet e regjimit sionist për të shkatërruar dhe pushtuar lagjen Sheikh Jarrah në pjesën lindore të Kodsit, si dhe sulmi sionist ndaj xhamisë Al-Aksa, shkaktoi nisjen e një raundi të ri përplasjesh në territoret e okupuara. Milicët sionistë filluan sulmet kundër Rripit të Gazës por u  befasuan nga reagimi i palestinezëve dhe sulmet e forta të rezistencës ndaj vendbanimeve sioniste. Për këtë sionistët u detyruan të njoftojnë planin e armëpushimit.

Tags