May 30, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Amnisty International: Dëbimi me dhunë e palestinezëve, krime lufte

Organizata Amnisty International ka deklaruar se planet e regjimit sionist për dëbimin me dhunë të palestinezëve, janë shembuj të krimeve të luftës.

Gazeta "Al-Kuds Al-Arabi" njoftoi se Organizata Amnisty International ka deklaruar se planet e regjimit sionist për dëbimin me dhunë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, janë në nivelin e krimeve të luftës.

Organizata Amnisty International ka deklaruar: "Planet e Izraelit për kryerjen e operacioneve "Dëbim i Detyrueshëm" i palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjen Batn Al-Hava në Silvan të Kodsit të shenjtë, është shembull tjetër i politikës kriminale të regjimit sionist në dëbimin me dhunë të popullatës palestineze".

Saleh Al-Hixhazi, zv/drejtor i zyrës rajonale për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore të Organizatës Amnisty International, ka thënë: "Vazhdimi i veprimeve për vendosjen në zbatim të këtij projekti në gjykatë po vazhdojnë akoma edhe pas protestave të gjera kundër operacionit për dëbimin me dhunë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Shejkh Xharah në Kodsin e shenjtë, ndërkohë që regjimi sionist po vazhdon agresionin e organizuar dhe sistematik kundër popullit të Palestinës".

 

Tags