Qershor 06, 2021 14:07 Europe/Tirane
  • Hamas reagon ndaj agresionit të mundshëm të regjimit sionist kundër Xhamisë Al Aksa

Kryetari i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Rripin e Gazës në reagim ndaj thirrjes së sionistëve për agresion të dhunshëm përsëri ndaj Xhamisë Al-Aksa, ka thënë se nëse sionistët përsëri kthehen me agresion të dhunshëm në Xhaminë Al Aksa, atëherë me padyshim se Tel Avivi do të përballet me kundërpërgjigje të ashpër.

Jahja Al-Sanvar, kryetari i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Rripin e Gazës, ditën e diele në një intervistë me agjencinë e lajmeve Safa të Palestinës, ka reaguar ndaj thirrjes provokuese të sionistëve të ekstremit të djathtë për organizimin e “marshit të flamurit” në qytetin Kods ditën e enjte dhe ka theksuar: “Nëse sionistët do të kthehen përsëri me agresion e dhunë ndaj Xhamisë Al-Aksa, atëherë edhe ne me padyshim se do të kthehemi”.

Grupet sioniste të ekstremit të djathtë kanë ftuar qytetarët izraelit që të marrin pjesë në marshin provokues të ashtuquajtur “marshi i flamurit” ditën e enjte në qytetin e Kodsit të pushtuar.

Më parë Muhamed Hamade, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, me anë të një deklarate në lidhje me veprimet provokuese të sionistëve për agresion ndaj Xhamisë Al-Aksa, ka paralajmëruar duke thënë: “Po e paralajmërojmë regjimin sionist që të mos e shfrytëzojë qytetin e pushtuar të Kodsit si mjet për të ikur nga krizat e brendshme dhe dështimet në zgjidhjen e problemeve politike”.

Ministri i luftës së regjimit sionist nga frika e sulmeve të grupeve të rezistencës së Palestinës, ka kërkuar anulimin e organizimit të këtij marshi provokues në Kodsin e pushtuar.

Tags