Korrik 03, 2021 08:16 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë largohen nga qyteti Avitar, në jug të Nablusit

Kolonët sionistë nën një mbrojtje të rreptë sigurie dhe mes përplasjeve të dhunshme midis qindra palestinezëve dhe militantëve sionistë kanë lënë qytetin Avitar, në jug të Nablusit.

Sipas TV Al-Mayadin të Shtunën, pas protestave të vazhdueshme dhe intensive të banorëve të qytetit Bita në jug të Nablusit për shkak të zgjerimit të vendbanimeve të regjimit sionist në këtë zonë, banorët që sapo e kishin pushtuar zonën u detyruan të largoheshin. Kabineti i Kryeministrit izraelit Naftali Bennett dhe kolonët ranë dakord të evakuojnë përkohësisht Avitarin pa shkatërruar ndërtesat në të, derisa "të drejtat e pronësisë" të rivlerësohen nga Ministria e Luftës së regjimit okupues. Rreth pesëdhjetë familje të kolonëve sionistë u zhvendosën në Avitar një muaj më parë, megjithëse ndërtimi i kësaj qendre vendbanimesh nuk është miratuar nga zyrtarët e regjimit sionist. Katër palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite ose sulmet me gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë në qytetin Bita, në jug të Nablusit. Gazeta Yedioth Ahronoth gjithashtu raportoi se kolonët u larguan nga Avitari, individualisht ose me autobus, por jo në një karvan, për të shmangur portretizimin e një fitoreje për Palestinezët. Të rinjtë e qytetit Bita, në jug të Nablusit, javët e fundit kanë filluar një protestë gjatë natës kundër kolonëve që po infiltrojnë në tokat e tyre.

Tags