Korrik 16, 2021 08:09 Europe/Tirane
  • 2 të vrarë dhe 10 të plagosur në sulmin me raketa në Alepo të Sirisë

Një sulm me raketa në periferi të Alepos nw Siri, vrau dy civilë dhe plagosi 10 të tjerë.

Sipas Agjencisë Anatoliane të Lajmeve, të enjten në mbrëmje forcat Kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PDU) nga zona Tal Rifat qëlluan me raketa në shtatë zona banimi në qytetin veriperëndimor Afrin, në veri të Alepos, duke vrarë dy civilë përfshirë një fëmijë dhe plagosur dhjetë të tjerë. Territoret e okupuara nga Turqia dhe grupet e saj të lidhura terroriste janë dëshmitare të një situate të paqëndrueshme dhe përplasjeve të vazhdueshme midis terroristëve, duke bërë që njerëzit e këtyre zonave të vuajnë shumë nga luftimet. Prej kohësh, ushtria turke ka pushtuar 4,000 kilometra të territorit sirian, përfshirë Afrinin dhe qytetet Al-Bab, Azaz dhe Jarablus, në dy operacione, Mburoja e Eufratit dhe Operacioni Dega e Ullirit. Ushtria turke ka okupuar territorin sirian për më shumë se dy vjet me pretekstin e luftës kundër terroristëve.

Tags