Korrik 17, 2021 07:07 Europe/Tirane
  • KB, Evropa dhe Rusia theksojnë fillimin urgjent të bisedimeve për formimin e qeverisë në Liban

Pas njoftimit të dorëheqjes së Saad Hariri, Koordinatori Special i KB, Ministri i Jashtëm i BE dhe Ministria e Jashtme ruse bënë thirrje për fillimin e bisedimeve parlamentare mbi formimin e një qeverie libaneze sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pas dorëheqjes së kryeministrit të përkohshëm të Libanit dhe përshkallëzimit të protestave të brendshme, koordinatorja speciale e KB në Liban Joanna Ronica, bëri thirrje për formimin e një qeverie të aftë për të kryer reformat e nevojshme, raportoi ISNA, duke cituar Sputnik. Deklaratat u bënë nga Farhan Haq, nënsekretari i përgjithshëm i KB, gjatë një konference për shtyp në New York. Koordinatori i KB theksoi nevojën për të ndërmarrë hapa për të caktuar një kryeministër të ri në përputhje me kërkesat e kushtetutës libaneze dhe për të formuar një qeveri të aftë për reforma sa më shpejt që të jetë e mundur përpara se të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, zëvendës ministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov në një bisedë telefonike me kryeministrin libanez të dorëhequr Saad Hariri shprehu shpresën që konsultat fillestare mbi formimin e një qeverie të re në Liban do të fillonin. Ministria e jashtme e Rusisë gjithashtu shprehu keqardhje për dështimin e Haririt për të formuar një qeveri në Liban.

Tags