Korrik 18, 2021 19:48 Europe/Tirane
  • Njëzet e katër qytete afgane janë çliruar nga talebanët

Një zëdhënës i shtabit të përbashkët për shërbimet e sigurisë së Afganistanit njoftoi çlirimin e 24 qyteteve në vend nga pushtimi i Talibanëve.

Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit IRIB, "Ajmal Omar Shinwari " në një konferencë shtypi sot tha: Ushtria afgane duke filluar operacione në bashkëpunim me forcat popullore ka çliruar gjithsej 24 qytete nga Talibanët dhe këto qytete kanë rifituar kontrollin e qeverisë afgane. Qytetet Sorkh dhe Parsa në provincën Parëan dhe Malistan në provincën Ghazni të Afganistanit janë qytetet më të fundit që u vunë sot nënë kontroll nga Talebanët. Ky zëdhënës i shërbimeve të sigurisë në Afganistan tha: Prania e Talibanëve në qendrat urbane të Afganistanit do të jetë jetëshkurtër dhe qeveria ka plane specifike për të çliruar këto qytete. Shinwari shtoi: "Trupat afgane janë vendosur në shumë pjesë të Afganistanit për të rimarrë zonat e humbura". Ai në një pjesë tjetër të deklaratave të tij shtoi: Në 244 operacione ushtarake afgane që janë bërë në katër ditët e fundit, 967 Talibanë u vranë dhe rreth 600 të tjerë u plagosën. Shinwari gjithashtu shtoi: Këtë vit, Bajrami i Madh me iniciativë të presidentit të Afganistanit, është quajtur "Bajrami i Ushtarit" në njohje vlerësim të përpjekjeve të ushtrisë afgane.

Tags