Korrik 21, 2021 20:20 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë provokimet e sionistëve në jug të Gazës dhe Bregut Perëndimor

Burimet palestineze raportojnë për lëvizjet ekspansioniste të regjimit sionist në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Sipas Al-Masira; fadromat e ushtrisë izraelite sot kaluan barrierën dhe kryen disa shkatërrime në disa zona. Në qytetin e Beit Dejan, në lindje të Nablus, në veriperëndim të Bregut Perëndimor, kolonët sionistë hapën një rrugë dhe e asfaltuan atë si pjesë e përpjekjeve ekspansioniste për të zbatuar tokat palestineze. Kolonët sionistë goditën gjithashtu me gurë një makinë që u përkiste banorëve palestinezë pranë qytetit Tremsaia në verilindje të Bregut Perëndimor, duke plagosur shoferin dhe fëmijën e tij. Duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste në tokat e tyre, regjimi sionist kërkon të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë këtyre zonave nuanca sioniste në mënyrë që të konsolidojë hegjemoninë e tij në territoret palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha këto vendbanime janë të paligjshme.

Tags