Korrik 24, 2021 18:02 Europe/Tirane
  • Talebanët ekzekutojnë një përkthyes të forcave amerikane

Militantët e grupit Taleban në Afganistan kanë ekzekutuar një përkthyes afgan të forcave amerikane.

Kanali televiziv Al Arabije njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar ashpër sulmet e grupit Taleban ndaj përkthyesve afganë të cilët kanë bashkëpunuar me ushtrinë e Amerikës.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se militantët e armatosur të grupit taleban kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së këtij përkthyesi afgan dhe pastaj e kanë ekzekutuar atë. Ky përkthyes afgan disa ditë më parë u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se ishte kërcënuar me vrasje nga militantët e grupit Taleban.

Vlen të theksohet se qeveria e Amerikës më parë kishte premtuar se do të largonte nga Afganistani përkthyesit afganë të cilët për shumë vite kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake amerikane.

Ndërkohë që mediat afgane duke cituar Ahmed Zija Zija, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, kanë deklaruar se është vendosur ora policore gjatë natës në 31 provinca të Afganistanit për të parandaluar lëvizjet e militantëve të grupit Taleban.

Tags