Korrik 25, 2021 06:54 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste sulmojnë protestuesit palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e shtunë kanë sulmuar protestuesit palestinezë të cilët protestonin kundër zgjerimit të kolonive sioniste të paligjshme në rajonin Aghvar në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe gjatë këtyre sulmeve janë plagosur 3 palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist duke përdorur plumba luftarak dhe gaz lotsjellës, kanë shtypur protestuesit palestinezë.

Më parë subjektet politike palestineze kanë kërkuar organizimin e protestave kundër ndërtimit të kolonive sioniste nga regjimi sionist në rajonin Aghvar. Regjimi sionist gjithnjë duke mospërfillur kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare, ka vazhduar ndërtimin e paligjshëm të kolonive sioniste në territoret e uzurpuara palestineze dhe në këtë drejtim vazhdimisht mbështetet nga Amerika.

 

Tags