Korrik 28, 2021 05:13 Europe/Tirane
  • Plagosen 49 palestinezë gjatë sulmit të forcave ushtarake sioniste

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se 49 palestinezë janë plagosur gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në veriperëndim të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e martë kanë sulmuar me qindra palestinezë të cilët ishin mbledhur në fshatin Bita në jug të qytetit Nablos dhe protestonin kundër pushtimit sionist.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtij sulmi kanë përdorur plumba luftarakë dhe gaz lotsjellës duke hapur zjarr në drejtim të palestinezëve. Forcat e regjimit sionist edhe ditën e hënë duke sulmuar dhe bastisur shtëpitë e disa palestinezëve në Bregun Perëndimor, kanë arrestuar me dhjetëra qytetarë palestinezë të cilët i kanë dërguar në drejtim të panjohur.

Tags