Korrik 28, 2021 05:25 Europe/Tirane
  • Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut: Bombardimi i Rripit të Gazës nga regjimit sionist, krim lufte

Organizata e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut (HRW) të martën ka deklaruar se agresioni ushtarak 12 ditor dhe bombardimi kundër popullatës palestineze në Rripin e Gazës nga ana e regjimit sionist është krim lufte dhe ky regjim me këtë veprim të tij, ka shkatërrua familje palestineze.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se në deklaratën e organizatës HRW thuhet: “Hulumtimet e kryera tregojnë se sulmet ajrore të regjimit sionist janë kryer kundër disa zonave në Rripin e Gazës në të cilat nuk ka ekzistuar kurrfarë objektivi ushtarak dhe në këto zona janë vrarë me dhjetëra civilë palestinezë. Në hulumtimet e kryera është bërë e qartë se forcat ushtarake të regjimit sionist me qëllim kanë sulmuar dhe bombarduar vendbanime civile dhe ky veprim ka përfunduar me çmimin e jetës së grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Rripin e Gazës”.

Organizata HRW duke thënë se regjimi sionist disa herë ka kundërshtuar kërkesën e kësaj organizate për të hyrë në Rripin e Gazës, ka theksuar: “Kërkojmë nga shtetet që i shesim armatime regjimit sionist që të sigurohen se regjimi sionist respekton ligjet ndërkombëtare të luftës”.

Vlen të theksohet se agresioni ushtarak i regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë është kryer nga 10 deri më 21 maj dhe ka përfunduar me pranimin e armëpushimit të paraqitur nga kabineti qeveritar i regjimit sionist për shkak të paaftësisë së këtij regjimi për t’u përballur me forcat e rezistencës së Palestinës dhe me ndërmjetësimin e disa faktorëve të huaj.

 

Tags