Korrik 31, 2021 06:48 Europe/Tirane
  • 168 palestinezë plagosen gjatë sulmit të forcave sionist në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës të premten në mbrëmje ka njoftuar për plagosjen e 168 palestinezëve gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë në qytezën Bejta në jug të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë duke përdorur plumba luftarak dhe plumba gome si dhe gaz lotsjellës.

Sipas raportit të Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, 5 palestinezë janë qëlluar me plumba luftarak, 24 palestinezë janë qëlluar me plumba gome ndërsa 132 palestinezë janë plagosur si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës kurse 7 palestinezë të tjerë janë lënduar si pasojë e rrahjes së dhunshme nga forcat sioniste.

Qyteza Bejta në jug të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës gjatë javëve të fundit shumë herë është shndërruar në arenë të protestave të palestinezëve kundër politikës pushtuese dhe zgjerimit të kolonive sioniste të paligjshme nga ana e regjimit sionist.

Regjimi sionist gjithnjë duke mospërfillur kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare, ka vazhduar zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e uzurpuara palestineze dhe në këtë drejtim gëzon mbështetjen e Amerikës. Të gjitha këto koloni sioniste në bazë të ligjeve ndërkombëtare, janë të paligjshme. Këshilli i Sigurimit i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016, në rezolutën 2334, ka kërkuar nga regjimi sionist në mënyrë urgjente dhe tërësisht t’i japë fund ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës.

Tags