Gusht 01, 2021 05:52 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë dhunshëm protestuesit palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhunshëm protestuesit palestinezë në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar dhe kanë rrahur fizikisht disa prej tyre.

Agjencia e lajmeve MEA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën pasdite kanë mbyllur me pengesa të hekurta hyrjen në lagjen Shejkh Xharah dhe forcat speciale duke u dislokuar në këtë rrugë, nuk kanë lejuar hyrjen e njerëzve në këtë lagje me përjashtim të banorëve të saj. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë ndjekur dhe rrahur fizikisht protestuesit palestinezë të cilët protestonin dhe hidhnin slogane në lidhje me dëbimin me dhunë të palestinezëve nga kjo lagje. Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë përdorur makinat me ujë për t’i shpërndarë protestuesit palestinezë dhe gazetarët dhe kanë arrestuar disa banorë të Kodsit dhe i kanë marrë në pyetje ata.

Vlen të theksohet se territoret e pushtuara të Palestinës gjatë muajve të fundit janë përfshirë nga tensione dhe përleshjet e gjera mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe protestuesve palestinezë. Vendimi i regjimit sionist për shkatërrimin dhe pushtimin e lagjes Xhejkh Xharah në pjesën lindore të Kodsit të pushtuar është bërë shkak për fillimin e një faze të re të përleshjeve në territoret e pushtuara dhe vazhdimi i këtyre përleshjeve ka ngjallur edhe protesta botërore kundër krimeve të sionistëve.

 

Tags