Gusht 02, 2021 17:12 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Palestinës i kërkon Amerikës të ndalë veprimet e regjimit sionist në Kodsin e pushtuar

Kryeministri i Palestinës ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe sidomos nga Amerika që të bëjnë përpjekje për ndërprerjen e politikës pushtuese të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë.

Muhamed Ashtije ka thënë: “Ne kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe sidomos nga Amerika që të bëjnë përpjekje për ndërprerjen e politikës së dhunës, racizmit dhe pastrimit etnik ndaj banorëve palestinezë në lagjen Shejkh Xharah dhe Silvan në Kodsin e pushtuar. Sistemi gjyqësor i autoriteteve të regjimit sionist i cili ditën e hënë do të marrë vendim në lidhje me dëbimin e familjeve palestineze nga lagjja Shejkh Xharah, është një përpjekje për të mbuluar politikat e pushtuesve kundër popullit tonë në të gjitha territoret e pushtuara. Këto politika janë shkelje të ligjeve ndërkombëtare sidomos të ligjeve përkatëse me të drejtat e njeriut. Në raportin e fundit të organizatës HRW thuhet se autoritetet e regjimit pushtues izraelit kanë kryer krime raciste dhe dhunë kundër popullit të Palestinës”.

Ai ka paralajmëruar autoritetet e regjimit sionist për përpjekjet që po bëjnë për të uzurpuar pronat e palestinezëve në Kodsin e shenjtë nëpërmjet ligjit për pronat e pronarëve që mungojnë me qëllim që të arsyetojnë konfiskimin e dhe uzurpimin e tokave dhe dëbimin e banorëve palestinezë nga pronat e tyre.

Tags