Gusht 03, 2021 07:18 Europe/Tirane
  • Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinës Sinofarm edhe për moshën 3 deri 17 vjeç

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e hënë ka deklaruar se ka miratuar vaksinës Sinofarm të Kinës edhe për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 3 deri 17 vjeç.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Kombëtare për Administrimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Krizave Emergjente të EBA ka deklaruar: “Ky vendim është marrë pas kryerjes së testimeve klinike dhe vlerësimeve të gjera dhe është miratuar në bazë të lejes për përdorim emergjent dhe vlerësimeve lokale në përputhje me rregulloret e caktuara”.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i parë në Lindjen e Mesme që ka filluar injektimin testues të vaksinës kineze Sinofarm te fëmijët e moshës 3 deri 17 vjeç për të parandaluar infektimin e tyre me virusin Covid-19. Ky injektim testues është bërë te 900 fëmijë vullnetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së EBA, deri më tani të paktën 78% e popullsisë 9 milionë banorë të EBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit Korona.

 

Tags