Gusht 03, 2021 11:08 Europe/Tirane

Ushtria jemenase thotë se ka çliruar 500 kilometra katrorë territor nga terroristët takfiristë të mbështetur nga Arabia Saudite. Sipas zëdhënësit të Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Yahya Saree, operacioni anti-terror me dy faza i quajtur al-Nasr al-Mubin (Fitorja e qartë), çoi në çlirimin total të rretheve Nu'man dhe Nata'e ku të paktën 510 terroristë takfiristë u vranë dhe 760 të tjerë u plagosën.