Shkurt 02, 2023 13:39
Këtyre ditëve, Kosova ka shënuar shtim të rasteve të reja me COVID-19 me një tendencë të rritjes në ditët në vijim. Ndërkaq, në vendet e rajonit tashmë janë shfaqur variante te reja të COVID-19. Ekspertët shëndetësorë thonë se imunizimi ka ndikuar që të përballohen me lehtë variantet e reja të gripit. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën apel që të vazhdojë edhe më tej vaksinimi i qytetarëve.