Janar 10, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Skenari i shkarkimit të Trump-it, Pompeo vazhdon të kërcënojë Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, rrezikon shkarkimin nga detyra nëse ai do të ndërmerrte veprime që do të destabilizonin SHBA-në.

Sipas agjencisë së lajmeve, “CNN”, burimet pranë zv.presidentit, Mike Pence, i druhen skenarit që kreu i shtetit të krijojë vështirësi në dorëzimin e pushtetit më 20 janar. Në këtë rast, zv.presidenti republikan do të kërkonte ta merrte ai detyrën deri në ardhjen e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Pas protestës së 6 janarit kur simpatizantët e Trumpit hynë me dhunë në Kongres, vetë Pence ishte detyruar të strehohej me familjen në bunkerin e posaçëm të godinës. Sipas burimeve pranë tij, presidenti Trump nuk e kishte telefonuar për situatën dhe as i kishte dënuar deklaratat e protestuesve se ai duhej varur nëse do e certifikonte fitoren e Bidenit. Edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, dhe ai i Thesarit, Steven Mnuchin, raportohet se diskutuan mundësinë e shkarkimit të tij, por përfundimisht u tërhoqën pasi procesi i shkarkimit do të zgjaste më shumë sesa koha që i ka mbetur presidentit në pushtet. Ndërkohë, të hënën, ligjvënësit demokratë pritet formalisht të paraqitin kërkesën për largimin e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë me arsyet se ka abuzuar me pushtetin dhe nxiti turmat të rebelohen kundër shtetit. Trumpi ende nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ndaj rivalit, Biden, dhe këmbëngul se atij iu vodhën votat. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane dhe këtë javë u refuzuan edhe nga Kongresi, i cili certifikoi fitoren e demokratit Biden. Ndërkohë, Mike Pompeo, si zakonisht, me një ton të egër, është përpjekur të largojë vëmendjen nga ngjarjet aktuale dhe kaosi në Shtetet e Bashkuara duke akuzuar Republikën Islamike të Iranit. Ai ka pohuar se pasurimi i uraniumit në Iran duhet të parandalohet në çdo nivel. Mike Pompeo, duke pretenduar se rezoluta e fundit e Parlamentit Islamik të Iranit është një shkelje e marrëveshjes bërthamore, sqaroi se Irani nuk duhet të pasurojë uranium në asnjë nivel. Deklaratat e Pompeos vijnë ndërsa traktati NPT u ka dhënë të drejta pasurimi vendeve anëtare të NPT. Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe marrëveshjes bërthamore, e drejta e Iranit për pasurim gjithashtu njihet zyrtarisht. Sigurisht, marrëzitë e Pompeos për Iranin janë padyshim të natyrshme; Që nga fillimi i mandatit të tij në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ai nuk ka bërë asgjë tjetër veçse të akuzojë Iranin dhe ta sulmojë atë me çdo rast, edhe pse administrata Trump  në ditët e saj të fundit në pushtet po përballet me poshtërim për shkak të skandaleve të fundit. Përballë këtij grupi psikopatësh që ende janë në Shtëpinë e Bardhë, politikanët dhe avokatët e botës kanë frikë se me budallallëkun e tij të papritur, një luftë shkatërruese do të zhvillohet në të gjithë botën; Një luftë në të cilën Shtetet e Bashkuara do të jenë viktima e parë.

 

Tags