May 21, 2021 14:39 Europe/Tirane
  • OKB mirëpret fundin e agresionit ushtarak të regjimit sionist

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka mirëpritur vendosjen e armëpushimit mes palestinezëve dhe sionistëve dhe fundin e agresionit ushtarake izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Është e nevojshme se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë në nivel gjerë me OKB për përgatitjen e një pako mbështetëse të fuqishme dhe të unifikuar me qëllim të rindërtimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm në kuadër të mbështetjes ndaj popullit të Palestinës dhe për të ndihmuar forcimin e institucioneve të Palestinës”.

Gutteres e ka përshkruar Rripin e Gazës pjesë të pandashme të shtetit të pavarur të Palestinës dhe ka thënë: “Nuk duhet kursyer kurrfarë përpjekje për armëpushim të vërtetë i cili do të jepte fund konfliktit”.

Ndërkohë Josep Burrell, shefi i diplomacisë evropiane, sot (të premten) ka mirëpritur armëpushimin e njëanshëm të regjimit sionist me grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Tags