Qershor 03, 2021 08:14 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Guterres për të paguar borxhin e Iranit pavarësisht sanksioneve të SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i KB ka kërcënuar të pezullojë votën e Iranit në Asamblenë e Përgjithshme nëse Irani nuk arrin të paguajë detyrimet e tij, pavarësisht nga sanksionet e paligjshme të SH.B.A.-së kundër Teheranit.

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres kërcënoi të Mërkurën se një numër vendesh, përfshirë Iranin, ishin në rrezik të humbnin të drejtën e tyre për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Deklaratat e Guterres vijnë ndërsa sanksionet e SHBA dhe kundërshtimi i tij ndaj transferimit të parave të Iranit në sistemin financiar ndërkombëtar janë arsyeja për mospagimin e kotës së anëtarësimit të Iranit në Kombet e Bashkuara. Në përputhje me nenin 19 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një vend që nuk paguan tarifën e anëtarësimit për dy vjet do të ndalohet të votojë në Asamblenë e Përgjithshme.  Më herët, Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se po zgjidhte çështjen përmes aseteve të bllokuara të Iranit në bankat e Koresë së Jugut. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut gjithashtu tha se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për lëshimin e pasurive të bllokuara iraniane në bankat e tyre për të shlyer borxhin e Iranit ndaj Kombeve të Bashkuara ishin duke u finalizuar, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga SHBA.

Tags