Qershor 11, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Guterres: Kriza e klimës po i afrohet një pike pa kthim

Sekretari i Përgjithshëm i KB ka paralajmëruar se kombet më të pasura të botës po harxhojnë miliarda dollarë më shumë për karburantet fosilike, duke paralajmëruar se kriza e klimës po i afrohet një pike pa kthim.

Anthony Guterres paralajmëroi se vendet e pasura do të përballen me një "humbje të pafalshme të mundësive" nëse nuk dalin nga pandemia e Koronës duke investuar në një ekonomi të gjelbër për të luftuar krizën e klimës.  Guterres para takimit me udhëheqësit e ekonomive më të mëdha në botë në samitin e G7 në Britani tha se ai ishte i shqetësuar për miliarda dollarë të shpenzuara nga vendet e pasura në projekte të karburanteve fosilike në vend të energjisë së pastër që nga fillimi i epidemisë, pavarësisht premtimeve për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjelbër. Ai më tej tha: Shpenzimi i miliarda dollarëve dhe refuzimi i shfrytëzimit të mundësisë pandemike për t’u kthyer dhe për të investuar më shumë në ekonominë e gjelbër është një mundësi e humbur e pafalshme.  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi kohët e fundit se për herë të dytë në histori me rihapjen e bizneseve, ngrohja globale pritet të arrijë nivelin e saj më të lartë në vitin 2021. Kohët e fundit shkencëtarët paralajmëruan se në pesë vitet e ardhshme temperaturat globale mund të kalojnë mesataren e 1.5 gradë Celsius të vendosur në marrëveshjen e klimës së Parisit.    

Tags