Qershor 20, 2021 13:21 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Rusisë shkon në Amerikë për ta rifilluar punën

Në bazë të marrëveshjes së presidentëve të Amerikës dhe Rusisë për kthimin e ambasadorëve të të dy vendeve në punën e tyre, Antony Antonov, ambasadori i Rusisë, sot është nisur drejt Uashingtonit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antony Antonov, ambasadori i Rusisë në Amerikës i cili kohë më parë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes dy vendeve ishte kthyer në Moskë, sot (të dielën) është nisur në drejtim të Amerikës. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se ky diplomatë javën e punës së tij aktuale do ta kalojë në Uashington.

Antony Antonov para nisjes drejt Amerikës, në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë dhe Amerikës është shpreh optimist dhe ka thënë: "Me një atmosferë optimiste në bazë të rezultateve të takimit të presidentëve të të dy vendeve në Gjenevë, po nisem drejt Amerikës. Po presim punë konstruktive me bashkëpunëtorët amerikanë për të krijuar marrëdhënie të drejta dhe pragmatike".

 

Tags