Qershor 23, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Putin dënon dislokimet ushtarake të pafundme të NATO-s pranë Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur zemërim ndaj NATO-s për dislokimet e saj "të pafund" në afërsi të kufijve të vendit të tij, pasi aleanca ushtarake vendosi forcat në Detin e Zi për të zhvilluar manovra ushtarake në ujërat strategjikë.

Duke folur të Mërkurën në një mesazh në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare (MCIS), Putini tha se Moska "nuk mund të mos shqetësohet për dislokimin e pafund të potencialeve ushtarake dhe infrastrukturës të NATO-s pranë kufijve rusë". Presidenti rus tha se qeveria ruse "pret që përfundimisht të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe dëshira për të zhvilluar marrëdhënie konstruktive me ne." Putin tha se Kremlini po bënte përpjekje për të zvogëluar rreziqet, për të siguruar parashikueshmëri dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe marrëveshjeve të veçanta, duke përfshirë fushën e kontrollit të armëve. "Më herët, Rusia paraqiti një propozim për zhvillimin e një 'ekuacioni të ri sigurie'," tha Putini. "Duhet të merren parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në stabilitetin strategjik." Ai tha se "vullneti politik dhe gatishmëria për kompromise mund të japin një rezultat pozitiv".

 

Tags