Qershor 25, 2021 07:50 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i KB ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të SHBA kundër Iranit

Në raportin e tij të 11-të mbi Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i KB e quajti kthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore një hap të duhur dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet kundër Iranit dhe të zgjasë përjashtimet nga sanksionet.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, "Antonio Guterres" në prag të takimit të 30 Qershorit të Këshillit të Sigurimit në një raport deklaroi:  "Unë jam optimist mbi angazhimin e fundit diplomatik që ka nisur që nga Prilli 2021 me takimin e Komisionit të Përbashkët për këtë marrëveshje, sepse ofron një mundësi që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të kthehen në zbatimin e plotë dhe efektiv të Rezolutës 2231. Sekretari i Përgjithshëm i KB gjithashtu deklaroi: Unë i nxis Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e përfshira në këtë plan dhe të zgjasin përjashtimet në lidhje me tregtinë e naftës me Republikën Islamike të Iranit dhe projektet e mospërhapjes bërthamore nën marrëveshjen bërthamore. Guterres shtoi:  "Këto hapa janë të nevojshëm për të lehtësuar zbatimin e plotë dhe korrekt të marrëveshjes bërthamore dhe Rezolutës 2231 në mënyrë që populli iranian të sigurohet për interesat e prekshme të marrëveshjes bërthamore. Duke iu referuar ligjit të "Veprimit Strategjik për Heqjen e Sanksioneve dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Iranian" që është një ligj në përgjigje të veprimit të SHBA, për të reduktuar angazhimet bërthamore dhe për të instaluar centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit, Sekretari i Përgjithshëm i KB tha se Irani ka arritur nivelin e pasurimit deri në gradën 60%. Bisedimet për marrëveshjen bërthamore janë afër përfundimit pas gjashtë raundesh intensive dhe të vazhdueshme në Vjenë dhe diplomatët shpresojnë që marrëveshja të aktivizohet në javët e ardhshme.  

Tags